Skënderbeu transferon mesfushorin e Tiranës

Futboll

Skënderbeu transferon mesfushorin e Tiranës

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 16:41
Ermal Meta

Ermal Meta është larguar nga klubi kryeqytetas, Tirana.

“Ligasport.al” zbulon se destinacioni i mesfushorit është Skënderbeu, klubi i sapo rikthyer në Superiore.Meta do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij Julian Ahmataj pasi punuan bashkë te bardheblutë në sezonin 2023/24.

Rikujtojmë që Ahmataj merr vendin e Ernest Gjokës i cili u largua nga korçarët.

Ky sezon nuk ka qenë aq i mirë për 20-vjeccarin i cili ka luajtur vetëm në 13 ndeshje për shkak të dëmtimeve.

Por pas 3 vitesh me Tiranën tashmë është gati të provojë veten në një ekip tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat