Sulmuesi përfundon në Maltë pas eksperiencës në Superiore

Futboll

Sulmuesi përfundon në Maltë pas eksperiencës në Superiore

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 19:04
Emmanuel Ernest

Emmanuel Ernest është zyrtarisht futbollisti më i ri i Hamrun Spartans.

Është vetë klubi nga Malta që e ka njoftuar afrimin e sulmuesit përmes një postimi në rrjete sociale.

Në këtë mënyrë, Ernest nis një tjetër kapitull në karrierën e tij, pas eksperiencës së fundit në Superiore me Tiranën e cila zgjati deri në mars të këtij viti, pas vendimit të drejtuesve bardheblu për ta larguar nga skuadra.

Me fanellën bardheblu, 25-vjeçari zhvilloi gjithsej 11 ndeshje, mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë ku kontribuoi vetëm një asist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat