Ish-trajneri i Unitedit favorit kryesor për të marrë drejtimin e Milanit

Futboll

Ish-trajneri i Unitedit favorit kryesor për të marrë drejtimin e Milanit

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 19:05
MIlani

Milani po kërkon të gjejë një trajner të ri pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit.

Dështimi për kualifikim në Champions, solli reforma të mëdha te “Rossonerët”, ku përveç Allegrit u larguan shumë zyrtarë të klubit, përfshirë dhe Igli Taren.

Ndërsa sipas “The Athletic”, ka qarkulluar edhe emri i ish-trajnerit të Manchester Unitedit, Ruben Amorim i cili shihet si favoriti kryesor.

Amorim, është i papunë që nga shkarkimi i tij nga United në janar të këtij viti.

Mbetet të shihet se kë do të emërojnë “Rossonerët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat