Pas barazimit me Kanadanë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror (1:1), Bosnja dhe Hercegovina tashmë është e përqendruar te sfida e radhës.
Boshnjakët më 18 qershor do të përballen me Zvicrën e kapitenit Granit Xhaka në kuadër të xhiros së dytë të fazës grupore të kampionatit, ndërsa kjo ndeshje do të zhvillohet në Los Angeles.
Baza stërvitore e Bosnjës do të jetë në Salt Lake City, ku ekspedita boshnjake mbërriti sot.

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Bosnjë e Hercegovinës ka publikuar edhe fotografi pas aterrimit.
Futbollistët boshnjakë gjatë ditëve në vijim do të zhvillojnë stërvitje dhe përgatitje taktike për ndeshjen jashtëzakonisht të rëndësishme, e cila mund të vendosë shumëçka në grupin B.
Kujtojmë se të gjitha ndeshjet e xhiros së parë në grupin e tyre kanë përfunduar me rezultat identik 1:1.