Arsim Thaçi drejt stolit të Shkëndijës së Tetovës?!

Futboll

Arsim Thaçi drejt stolit të Shkëndijës së Tetovës?!

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 17:49
Arsim Thaçi

Pas largimit të Jeton Beqiri nga i Shkëndijës së Tetovës, drejtuesit e klubit janë në kërkim të një zgjidhjeje të re teknike, ndërsa Arsim Thaçi shihet si një nga emrat me përvojë në futbollin shqiptar.  

“Thaçi drejtoi KF Dukagjini, por me përfundimin e sezonit në Superligën e Kosovës i ka përfunduar kontrata me klubin nga Klina, me të cilin fitoi kupën e Kosovës, ndërsa më herët ka drejtuar disa skuadra të njohura në Kosovë, duke fituar vlerësime për punën e tij në elitë”, ka shkruar media në Maqedoni “Open.TV”.

Mbetet të shihet nëse bisedimet do të konkretizohen dhe nëse Arsim Thaçi do të jetë emri i ri në pankinën e Shkëndijës për sezonin 2026/27.

Deri në një njoftim zyrtar, lajmi duhet konsideruar në fazën e spekulimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat