Klubi i futbollit KF Dukagjini nga Gjakova, që garon në Ligën e Dytë të Kosovës, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të futbollistit të tyre, Bajram Rragamajt.
Përmes një njoftimi të lëshuar në rrjetet sociale, klubi gjakovar ka shprehur dhimbjen për humbjen e lojtarit, duke e vlerësuar vdekjen e tij si humbje të madhe për familjen dhe komunitetin sportiv.
“Bajrami do të kujtohet gjithmonë për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë që kishte gjithmonë.
Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv që pati fatin ta njohë”, thuhet në reagimin e klubit.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit të KF Dukagjinit, Bajram Rragamaj.
Bajrami do të kujtohet gjithmonë për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë që kishte gjithmonë. Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv që pati fatin ta njohë.
Në këto çaste të vështira, Kryesia, stafi, futbollistët dhe e gjithë familja e KF Dukagjinit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rragamaj, të afërmit dhe miqtë e tij.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.
Pushofsh në paqe, Bajram Rragamaj.