Henry sqaron komentin për Nigerinë

Futboll

Henry sqaron komentin për Nigerinë

Më: 15 qershor 2026 Në ora: 10:31
Fotoilustrim

Thierry Henry ka reaguar në rrjetet sociale për të sqaruar komentet e tij rreth Nigerisë, pas reagimeve që mori gjatë transmetimit të ndeshjes së Kupës së Botës mes Shteteve të Bashkuara dhe Paraguait.

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës, i cili po punon si analist për FOX Sports gjatë Botërorit në SHBA, Kanada dhe Meksikë, u bë pjesë e një momenti të diskutuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të YouTuber-it të njohur iShowSpeed.

Speed, emri i vërtetë i të cilit është Darren Watkins, ishte i pranishëm në ndeshjen hapëse të SHBA-së ndaj Paraguait, i veshur me fanellën e Kombëtares amerikane dhe me pantallona të shkurtra të Kombëtares së Nigerisë.

Kjo zgjedhje e veshjes e habiti Henryn, i cili me shaka i tha se duhej të vishte kompletin e plotë të SHBA-së.

“E dua Nigerinë, por sot është dita e SHBA-së për ty”, tha Henry duke qeshur.

Kur Speed e pyeti se çfarë kishte të gabuar me veshjen e tij, Henry shpjegoi se në sport, përzierja e fanellës së një kombëtareje me pantallona të një kombëtareje tjetër shpesh shihet si ters ose si sjellje që sjell fat të keq.

“Nigeria është e mrekullueshme. Por kjo është sikur po sjell fat të keq. Duhet ta veshësh kompletin e plotë. Nuk ka asgjë të keqe, unë e dua Nigerinë, por duhet të veshësh fanellën dhe pantallonat e SHBA-së”, tha ai.

Komentet e tij u keqkuptuan nga disa tifozë nigerianë, të cilët menduan se Henry po e quante Nigerinë “fat të keq”. Për këtë arsye, pas ndeshjes ai reagoi në Instagram për të sqaruar se bëhej fjalë vetëm për një shaka dhe jo për ofendim ndaj Nigerisë.

“Duhet të sqaroj diçka, sepse ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë kur diçka thuhet si shaka. iShowSpeed kishte veshur pantallona të Nigerisë dhe fanellë të SHBA-së. Unë thjesht i thashë se është fat i keq të prishësh kompletin”, shpjegoi Henry.

Ai shtoi se do ta kishte thënë të njëjtën gjë edhe nëse pantallonat do të ishin të Francës, Italisë apo Spanjës.

“Nuk thashë që Nigeria sjell fat të keq. Thashë se përzierja e kompletit sjell fat të keq. Madje e thashë qartë se e dua Nigerinë. Kam shumë respekt për Nigerinë dhe për njerëzit atje”, u shpreh ish-futbollisti francez.

Henry theksoi gjithashtu se Nigeria ka shumë tifozë të Arsenalit dhe se nuk kishte asnjë qëllim të keq në komentin e tij.

“Nigeria nuk është kurrë fat i keq. Unë thjesht po thosha se prishja e kompletit është fat i keq, pavarësisht se cilat pantallona do të visheshin”, përfundoi Henry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat