Artim Pollozhani merr drejtimin e Shkëndijës

Futboll

Artim Pollozhani merr drejtimin e Shkëndijës

Më: 15 qershor 2026 Në ora: 23:20
Artim Pollozhani

Shkëndija ka zyrtarizuar stafin teknik që do ta udhëheqë skuadrën në sezonin e ri garues, duke i besuar postin e trajnerit të parë ish-kapitenit të klubit, Artim Pollozhanit.

Klubi kuqezi njoftoi se Pollozhani do të jetë shef i stafit teknik, duke marrë përgjegjësinë për drejtimin e ekipit në sfidat që e presin gjatë sezonit të ri, si në kampionatin vendor ashtu edhe në garat evropiane.

Artim Pollozhani është një emër i njohur për Shkëndijën, pasi gjatë karrierës së tij si futbollist ka veshur fanellën kuqezi në disa periudha dhe ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai ka punuar në role të ndryshme në futboll, si ndihmës trajner, trajner i parë dhe drejtor sportiv.

Në stafin e tij do të jetë Bekim Osmani në rolin e ndihmës trajnerit, ndërsa Kushtrim Voka do të ushtrojë detyrën e ndihmës trajnerit dhe video-analistit.

Ndërkohë, Saladin Mustafi do të vazhdojë punën si trajner i portierëve, kurse Saimir Fetai mbetet përgjegjës për përgatitjen kondicionale të skuadrës.

Me kompletimin e stafit teknik, Shkëndija ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, me objektiv ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe arritjen e rezultateve pozitive në të gjitha garat.

Skuadra kuqezi do të udhëtojë sonte drejt Sllovenisë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore para nisjes së sezonit të ri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat