Nuk ka më dyshime për lëndime

Futboll

Nuk ka më dyshime për lëndime

Më: 16 qershor 2026 Në ora: 17:08
Messi

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka konfirmuar se Lionel Messi, Emiliano Martinez dhe Julian Alvarez kanë kaluar me sukses ekzaminimet e fundit dhe janë plotësisht të gatshëm për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026.

Sipas Scaloni-t, tre lojtarët kryesorë të skuadrës janë rikuperuar në kohë dhe do të jenë në dispozicion.

Duke folur në konferencë ër media , selektori argjentinas vuri theks të veçantë te kapiteni Lionel Messi, të cilin e cilësoi si figurë “monumentale” për kombëtaren, në prag të sfidës së Grupit J ndaj Algjerisë.

Argjentina pritet ta nisë rrugëtimin në Botëror me synime të larta, ndërsa rikthimi në formë i yjeve kryesorë konsiderohet një lajm shumë i rëndësishëm për ambiciet e saj në turne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat