Haaland shënues i dyfishtë, Norvegjia nuk fal Irakun

Futboll

Haaland shënues i dyfishtë, Norvegjia nuk fal Irakun

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 qershor 2026 Në ora: 23:47 Përditësuar në ora: 01:56 më 17.06.2026
Pamje nga ndeshja

Norvegjia shkëlqen

Norvegjia ka shkëlqyer në hapje të Grupit I të Kampionatit Botëror, duke e mposhtur Irakun me rezultat 4:1.

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, ishte figura kryesore e takimit, duke realizuar dy gola dhe duke u treguar i pandalshëm për mbrojtjen irakiane.

Megjithëse u mposht, Iraku zhvilloi një paraqitje të mirë dhe krijoi rastet e veta gjatë ndeshjes.

Iraku - Norvegjia 1:4

Stadiumi "Gillette" në Boston
Gjyqtar: P. Atcho (Gabon).
Shikues: 65.000.
Shënues: Hussein (39') - Haaland (29' e 43'), Ostigard (77'), Thorstvedt (90+7').
Kartona të verdhë:T ahseen.
Iraku: Hassan, Ali (Saadoon 73'), Tahseen, Hashem, Doski, Ismail (Iqbal 59'), Al-Ammari, Bayesh (Meme 78'), Jasim (Qasem 73'), Al-Hamadi (Farji 59') dhe Hussein.
Norvegjia: Nyland, Ryerson, Ajer, Heggem, Wolfe (Ostigard 73'), Berge, Aursnes (Thorstvedt 73'), Ödegaard (Berg 81'), Sörloth (Bobb 73'), Haaland dhe Nusa (Schjelderup 73').

Norvegjia kaloi në epërsi në minutën e 29-të. Pas një depërtimi nga krahu i majtë, topi shkoi te futbollisti Wolfe, i cili asistoi për Haalandin dhe sulmuesi realizoi nga afërsia për 1:0.

Iraku reagoi në minutën e 39-të, kur Aymen Hussein goditi me kokë mes tre futbollistëve norvegjezë dhe barazoi rezultatin në 1:1.

Vetëm dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 43-të, portieri Hassan bëri një gabim fatal. Goditja e tij u përplas te Haaland dhe topi përfundoi në rrjetë për rezultatin 2:1 në favor të norvegjezëve.

Në minutën e 77-të, Leo Ostigard, i sapoinkuadruar në lojë, ka shënuar me kokë nga afërsia pas harkimit të Martin Odegaard nga rivënia e këndit.

Në minutën e 90+7 Thorstvedt realizoi për 4:1 pas asistimit të Haaalndit.

Pas ndeshjeve të para, Norvegjia kryeson Grupin I me tri pikë, po aq sa Franca, ndërsa Iraku dhe Senegali mbeten pa pikë.

Në xhiron e dytë, më 22 qershor Franca përballet me Irakun, ndërsa më 23 qershor Norvegjia luan ndaj Senegalit.

Norvegjia fiton

(E plotësuar) – Minuta e fundit.

86' Zaid Tahseen (Irak) duhet të jetë shumë i kujdesshëm për pjesën tjetër të ndeshjes pasi mori një karton të verdhë nga gjyqtari për një ndërhyrje ndaj një kundërshtari.

Iraku - Norvegjia 1:3
Stadiumi "Gillette" në Boston
Gjyqtar: P. Atcho (Gabon).
Shikues: 65.000.
Shënues: Hussein (39') - Haaland (29' e 43'), Ostigard (77').
Kartona të verdhë:T ahseen.

Iraku: Hassan, Ali (Saadoon 73'), Tahseen, Hashem, Doski, Ismail (Iqbal 59'), Al-Ammari, Bayesh (Meme 78'), Jasim (Qasem 73'), Al-Hamadi (Farji 59') dhe Hussein.
Norvegjia: Nyland, Ryerson, Ajer, Heggem, Wolfe (Ostigard 73'), Berge, Aursnes (Thorstvedt 73'), Ödegaard (Berg 81'), Sörloth (Bobb 73'), Haaland dhe Nusa (Schjelderup 73').

83' Erling Haaland (Norvegji) merr një pasim të saktë dhe nga pozita ideale nuk shënon.

77’ Leo Ostigard, i sapo inkuadruar në lojë, shënon me kokë nga afërsia pas harkimit të Odegaar nga rivënia e këndit.

73' Ali Jasim (Irak) zëvendësohet për shkak të lëndimit. Graham Arnold i jep një shans Ahmed Qasem.

66' David Wolfe (Norvegji) kërkon trajtim mjekësor.

59' Ali Jasim (Irak) është në gjendje të vazhdojë të luajë.

57' Julian Ryerson (Norvegji) e dërgon topin nga korneri, por pa sukses.

53' Ibrahim Bayesh hedh një top të shkëlqyer lart drejt Aymen Hussein (Irak), i cili nuk arrin të gjejë kontaktet e duhura, por përsëri dërgon një goditje me kokë nga afër, pak centimetra larg shtyllës së djathtë. 

51' Iraku po tregon një punë të shkëlqyer ekipore duke shkëmbyer disa pasime të shkurtra dhe një-dy pasime, duke pritur të hapë mbrojtjen e kundërshtarit.

49' Aymen Hussein (Irak) e mat vrapimin e tij shumë herët dhe gjyqtari anësor ngre flamurin e tij për pozicion jashtë loje.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+5 Fat për Norvegjinë. Ali Al Hamadi (Irak) teksa kontrollon një pasim të bukur në zonë dhe gjuan në këndin e poshtëm të djathtë, por një lojtar kundërshtar largon topin.

45+3 Ibrahim Bayesh (Irak) godet fortë nga afërsia drejt portës, por njëri nga mbrojtësit ndal dhe shpëton portën norvegjeze.

45+2 Ali Al Hamadi (Irak) nuk arrin të gjejë asnjë nga shokët e tij të ekipit brenda zonës pasi pasimi i tij është bllokuar.

45' 5 minuta kohë shtesë për t'u luajtur.

43' Portieri Hassan bën gabim fatal, godet topin dhe e qëllon Haalandin dhe futet në rrjetë, 1:2.

39’ Gol! Aymen Hussein (Iraku) me qetësi godet me kokë në mes të tre lojtarëve të Norvegjisë dhe barazoi rezultatin, 1:1.I37'  Martin Odegaard (Norvegji) merr një pasim të saktë në zonë dhe gjuan. Gjuajtja e tij e gabuar shkon shumë larg shtyllës së majtë.

32' David Wolfe (Norvegji) harkon topin në zonë, por mbrojtja kundërshtare ereagon.

29’ Depërtim nga krahu i majtë, pastaj deri te Wolfe dhe asistoi deri të Haaland i cili nga 3-4 metra e dërgoi topin në rrjetë.

27' Loja rifillon pas kësaj ndërprerjeje.

24' Goditja e dënimit në zonë gjen Alexander Sorloth (Norvegji), i cili e drejton topin me kokë në mes të portës, por portieri bën një pritje fantastike. Portier i shkëlqyer.

22'  Norvegjia fiton një goditje dënimi. Është një situatë premtuese për një gjuajtje direkte.

20' Erling Haaland (Norvegji) godet me kokë  por nuk arrin ta çojë topin në portë.

17' Zaid Tahseen (Irak) pengon një lojtar kundërshtar dhe Pierre Atcho sinjalizon një faull. Goditje dënimi.

8' Julian Ryerson (Norvegji) arrin t'ia heqë topin kundërshtarit të tij.

7' Gjysmë shansi! Erling Haaland (Norvegji) luan me një pasim në zonë, por Jalal Hassan reagon mirë për të ndal sulmin.6' Pierre Atcho kërkon një faull pasi Alexander Sorloth (Norvegji) ishte shumë agresiv në betejën për topin. 

4' Torbjorn Lysaker Heggem (Norvegji) e mban kundërshtarin e tij për ta penguar të marrë topin dhe gjyqtari jep faull pasi e sheh të gjithë situatën.

Gjithçka gati.

Yjet si Haaland, Odegaard e Sorloth do të startojnë në këtë përballje për norvegjezët.

Irak - Norvegji, publikohen formacionet zyrtare

Iraku dhe Norvegjia do të përballen mes tyre, në ndeshjen e dytë të grupit I në Botëror.

Kjo është ndeshja e parë mes dy kombëtareve, e cila vjen në një Kupë Bote.

Iraku numëron vetëm një ndeshje ndaj shteteve europiane, atë ndaj Belgjikës në vitin e largët 1986.

Referuar formës së treguar në kualifikuese, Norvegjia vjen si favorite absolute në këtë takim dhe synon ta nisë me fitore.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.

LIVE: Norvegjia apo Iraku?

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Irakut dhe Norvegjisë, e vlefshme për fazën e grupeve në Kupën e Botës.

Norvegjia dhe Iraku janë në grupin I, së bashku me Francën dhe Senegalin.

Yjet si Haaland, Odegaard e Sorloth do të startojnë në këtë përballje për norvegjezët.

Iraku - Norvegjia  

Iraku: Hassan, Ali, Tahseen, Hashem, Doski, Ismail, Al-Ammari, Bayesh, Jasim, Al-Hamadi dhe Hussein.
Norvegjia: Nyland, Ryerson, Ajer, Heggem, Wolfe, Berge, Aursnes, Ödegaard, Sörloth, Haaland dhe Nusa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat