Teuta merr vendimin për sulmuesin

Futboll

Teuta merr vendimin për sulmuesin

Më: 18 qershor 2026 Në ora: 11:31
Teuta

Klubi i Teutës ka bërë të ditur se Rooney Eva Wankewai nuk do të jetë më pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi nuk ia doli të linte gjurmë këtë sezon, duke mos patur efikasitetin e duhur para portës, ndaj dhe drejtuesit kanë vendosur mos ta mbajnë, pasi nuk është as në planet e trajnerit Edlir Tetova.

29-vjeçari kaloi te durrsakët nga Bylisi edicionin e kaluar.

Edhe pse u paraqit në 17 ndeshje, sulmuesi nga Kameruni nuk ia doli të shpërblente besimin e klubit, duke i dhënë fund një rrugëtimi 1-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat