Gazetari Reshat Ibraimi publikon një foto të rrallë nga viti 1996, kështu përcillej futbolli i Kosovës në rezistencë ndaj regjimit serb

Futboll

Gazetari Reshat Ibraimi publikon një foto të rrallë nga viti 1996, kështu përcillej futbolli i Kosovës në rezistencë ndaj regjimit serb

Më: 28 korrik 2026 Në ora: 14:38
Reshat Ibraimi, i pari majtas me mikrofon

Gazetari sportiv Reshat Ibraimi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të veçantë nga arkivi i tij, e realizuar më 26 korrik 1996, gjatë raportimit të aktiviteteve të KF Tërnoci për TV Hana.

Kështu përcillej futbolli i Kosovës në rezistencë ndaj regjimit serb! 

Në përshkrimin që shoqëron fotografinë, Ibraimi kujton kohën kur gazetaria bëhej me pasion, përkushtim dhe sakrificë.

Ai thekson se çdo kronikë ishte rezultat i punës së palodhur, në bashkëpunim me ekipin e kameramanëve, mes tyre edhe shoku i tij i pandarë, Nazmi Aliti.

“Kjo fotografi është një kujtim i çmuar i një rruge të gjatë në gazetari, një dëshmi se pas çdo kronike qëndronte mund, përkushtim dhe përgjegjësi.

Kujtimet mbeten, ndërsa fotografitë tregojnë historinë”, shkruan Ibraimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat