Fitorja 2:0 e Shqipërisë përballë Bjellorusisë në Ligën e Kombeve vuri në dukje rendimentin e lartë të treguar nga Ernest Muçi.
Sulmuesi i Kombëtares gjeti rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë dhe tregoi klas.
Nëse marrim në konsideratë statistikat e lojtarit pogradecar, ai numëron në total 489 minuta te Shqipëria, ku ka gjetur rrugën e rrjetës në 4 raste.
Mesatarisht, ish-sulmuesi i Tiranës ka “tundur rrjetën” çdo 122 minuta. Askush si Ernest Muçi te përfaqësuesja jonë.
Kjo “tabelë” tregon qartë efikasitetin e 25-vjeçarit