Elseid Hysaj “ul me këmbë në tokë”

Futboll

Elseid Hysaj “ul me këmbë në tokë”

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 13:41
Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, mbrëmë kaloi numrin 100 të paraqitjeve me Kombëtaren.

Mbrojtësi shkodran kontribuoi për Shqipërinë ndaj Bjellorusisë me asistin në golin e Ernest Muçit.

Triumfi ka sjellë frymë pozitive te kuqezinjtë, sikurse edhe euforia për vazhdimësinë.

Megjithatë, “rekordmeni” i Kombëtares, Hysaj, ka dashur ta ulë skuadrën me “këmbë në tokë”, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Fillim i mirë, por rruga është e gjatë”, shkroi mbrojtësi i djathtë. Ndeshja e radhës për Shqipërinë është pas 2 ditësh me San Marinon, në transfertë, në orën 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat