Zidane: Cherki mund të luajë në mesfushë

Futboll

Zidane: Cherki mund të luajë në mesfushë

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 14:37
Cherkit

Zinedine Zidane ka folur për rolin e Rayan Cherkit në formacion, duke theksuar se talenti francez mund të përshtatet në disa pozicione të ndryshme.

“Cherki në një mesfushë me tre lojtarë? Ai është i gjithanshëm dhe mund të luajë në të gjitha pozicionet në repartin ofensiv. Sinqerisht, lojtarët me cilësi mund ta bëjnë këtë. Edhe kjo është dëshira ime”, u shpreh Zidane.

Legjenda franceze vlerësoi gjithashtu kontributin e Cherkit në të dyja fazat e lojës, pas paraqitjes ndaj Turqisë.

“E dimë se çfarë është i aftë të bëjë me topin, por edhe pa të. Ai ishte i përfshirë si në animimin mbrojtës, ashtu edhe në atë ofensiv. Është një pozicion që më pëlqen për të”, përfundoi Zidane. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat