Gjatë një interviste për “Il Corriere di Bergamo”, Xhan Piero Gasperini foli për të ardhmen e tij dhe për zërat e fundit në merkato, duke sqaruar edhe thashethemet që e lidhnin me stolin e Juventusit.
Trajneri i Romës preferoi të mos komentonte drejtpërdrejt refuzimin e pretenduar të bardhezinjve, duke lënë të kuptohet se kishte pasur kontakte me klubin torinez.
Megjithatë, në këtë moment Gasperini është i përqendruar vetëm te sfi dat e Romës, e cila aktualisht kryeson renditjen së bashku me Interin. “Një vit më parë refuzova Juven? Pa koment”, tha Gasperini duke qeshur.
“Në rastin më të mirë, mund të pranoj se u largova nga Atalanta në momentin kur kuptova se, nga ana njerëzore, nuk ishte më e mundur të bëja diçka më shumë”, tha ai.
Kështu, trajneri aktual i Romës foli edhe për lidhjen e tij me Atalantën dhe vendimin për t’i dhënë fund një cikli të gjatë në Bergamo, ndërsa zërat për një kalim të mundshëm te Juventusi mbeten pa një konfi rmim të drejtpërdrejtë nga vetë Gasperini.