FFK kujton sakrificën e brezave në urimin për 28 Nëntorin

Futboll

FFK kujton sakrificën e brezave në urimin për 28 Nëntorin

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 09:21
Fotoilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Përmes një postimi në facebook FFK-ja ka përcjellë urimet për shqiptarët kudo që ndodhen, duke theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të kësaj date.

“Kjo datë na bashkon rreth flamurit, historisë dhe atdhedashurisë. Është ditë lavdie e mirënjohjeje për të kaluarën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen”, thuhet në urimin e FFK-së.

Në mesazhin e saj, Federata ka kujtuar edhe sakrificën e brezave dhe kontributin e të gjithë atyre që punuan për lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat