A do të kthehej te Barcelona?

Futboll

A do të kthehej te Barcelona?

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 23:45
Pep Guardiola

Pep Guardiola e ka përjashtuar sërish mundësinë e një rikthimi te Barcelona, duke theksuar se kapitulli i tij si trajner i klubit katalunas i përket së shkuarës.

Në një intervistë dhënë për revistën zyrtare të Bundesligës, trajneri spanjoll u pyet nëse mund ta imagjinonte veten një ditë përsëri në stolin e Bayern Munichut.

Guardiola nuk e mbylli plotësisht derën për një mundësi të tillë, por fillimisht vlerësoi trajnerin aktual të bavarezëve, Vincent Kompany, duke e quajtur “një trajner fantastik”.

Kur erdhi fjala te Barcelona, qëndrimi i tij ishte kategorik.

“A duhet të kthehesh te një klub ku ke qenë më parë? Unë, për shembull, nuk do të kthehem te Barça”, tha Guardiola.
Ish-trajneri i Barcelonës ka pranuar edhe më herët se presioni i fortë mediatik, pritshmëritë e larta për stilin e lojës me posedim topit dhe rivaliteti i ashpër me Real Madridin e kishin ndikuar thellësisht gjatë viteve të tij në Camp Nou.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat