Egnatia, plot 4 milionë e 536 mijë euro është shuma që ka arkëtuar në total nga UEFA

Futboll

Egnatia, plot 4 milionë e 536 mijë euro është shuma që ka arkëtuar në total nga UEFA

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 11:06
Lojtarët e Egnatias

Deri më tani, Egnatia ka bërë maksimumin për t’u ndjerë krenare në përfaqësimin e futbollit shqiptar në skenën europiane.

Ajo fitore 2-1 përballë Lincoln Red Imps në Conference League, nën praninë e mijëra tifozëve në “Air Albania”, ishte një katapultim i rëndësishëm, jo vetëm në aspektin e mundësive reale për të kapur një vend në “play off”, por edhe në bilance financiare.

Plot 4 milionë e 536 mijë euro është shuma që ka arkëtuar në total nga UEFA gjatë rrugëtimit europian. E frikshme!

Padyshim, bilanci do të rritet, pasi në sfond janë dhe dy përballjet e fundit, njëra sërish në Shqipëri ndaj Kauno Zalgiris dhe tjetra në Portugali përballë Bragës.

Një shumë të tillë nuk ia ka dalë ta arkëtojë as Skënderbeu i viteve të arta kur arriti që të kapte për herë të parë vendin në UEFA Europa League. Asokohe, korçarët nuk kalonin 4 milionët, ndërsa Egnatia mund të kapë 5 milionët nëse plotësohen kombinimet.

Pozicionimi final që do të mbajë kampionia e Shqipërisë në klasifikimin e fazës së ligës dhe rishpërndarja e barazimeve, do ta çonin Egnatian në një tjetër nivel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat