Si t’i mbroni sytë e fëmijëve

Këshilla mjekësore

Si t’i mbroni sytë e fëmijëve

Më: 20 mars 2019 Në ora: 14:50
Ilustrim

Nuk është reale të mendohet se fëmijët do të ndalojnë së përdoruri teknologjinë moderne. Fatmirësisht, ka disa gjëra të thjeshta që mund t’i bëni për të zvogëluar rrezikun e problemeve të shikimit te fëmija juaj, të shkaktuara nga përdorimi i gjatë i kompjuterëve apo pajisjeve digjitale.

Nxisni pushime të shpeshta vizuale

Gjëja më e mirë që mund të bëni është që t’i bëni fëmijët tuaj që çdo 20 minuta të largojnë sytë nga ekrani dhe të shikojnë diçka që është më larg për rreth 20 sekonda. Kjo detyrë e thjeshtë relakson përqendrimin dhe muskujt e syve dhe zvogëlon rrezikun e shumë simptomave të tendosjes së syrit.

Mbroni sytë e tyre nga drita e kaltër

Mbrojtja e syve të fëmijëve tuaj nga drita e kaltër që vjen nga drita e diellit dhe pajisjet digjitale është një veprim i mençur. Jashtë, syzet e polarizuara janë mbrojtësi më i mirë nga drita e kaltër dhe reflektimi dhe bllokojnë rreth 90 përqind apo më shumë të dritës së kaltër të dëmshme të diellit. Për t’i vënë brenda dhe jashtë, lentet fotokromike janë një zgjedhje e shkëlqyer.

Caktoni një orar pa përdorim të medias

Akademia Amerikane e Pediatrisë këshillon prindërit që të caktojnë orare gjatë të cilave nuk do të përdoren mediat për çdo ditë në mënyrë që ta prishin përqendrimin e fëmijëve të tyre në pajisjet digjitale dhe të shpenzojnë kohë si familje. Gjatë kësaj kohe do të zvogëlohet lodhja e syve dhe ekspozimi ndaj dritës së kaltër.

Caktoni kontroll vjetor të syve

Në fund, caktoni një kontroll të gjerë të syve për fëmijët tuaj para se ta fillojnë vitin shkollor. Përveç se siguroheni në këtë mënyrë që sytë e fëmijëve tuaj janë të shëndetshëm dhe shohin mirë, mjeku i syve mund të bëjë disa teste speciale dhe të ofrojë disa sugjerime specifike për të zvogëluar rrezikun dhe simptomat e tendosjes së syrit nga pajisjet digjitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat