Paloka: Kryeministri ilegal shkoi me helikopter në Kukës, banorët e pritën te ura

Kukësi

Paloka: Kryeministri ilegal shkoi me helikopter në Kukës, banorët e pritën te ura

Më: 5 prill 2019 Në ora: 15:01
Foto

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar për protestën e banorëve në Kukës në kuadër të vizitës së kryeministrit Rama.

Në një postim në facebook, Paloka shkruan: "Kryeministër ilegal.Qytetarët e presin tek ura. Rama shkon me helikopter në Kukës.
Kuksianët nisen në këmbë për ti “uruar” “mirëseardhjen”.

Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Kukësit në kuadër të turit të tij "Bashkia që duam", ndërkohë PD kishte organizuar protestë.

Protestuesit bllokuan urën e Mamzit mbi Drin, për të mos lejuar kalimin e Edi Ramës. Në një moment ka pasur dhe përplasje me policinë.

Kuksianët kishin improvizuar dhe një tra ku shkruhej: "Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin."

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat