Milivojeviç: Përmes mekanizmit ekonomi Shqipëria e Kosova “shtyjnë” qëllimet e veta politike

Lajme

Milivojeviç: Përmes mekanizmit ekonomi Shqipëria e Kosova “shtyjnë” qëllimet e veta politike

Nga: F.B Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 16:41
Zoran Milivojeviç

Diplomati serb Zoran Milivojeviç, duke komentuar bashkëpunimin mes ministrive të jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë ku përmendet edhe shqetësimi për shqiptarët e Kosovës Lindore, ka thënë se bëhet fjalë për tentim internacionalizimi të strategjisë së arritur më herët, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, strategjia e përbashkët shqiptare synon që në të ardhmen të internacionalizojë çështjen e shqiptarëve në jug bazuar në interesat shqiptaro-mëdha dhe lidhur me dialogun.

“Qëllimi është internacionalizimi i çështjes së pavarësisë së Kosovës është diçka që Tirana e ka vendos si qëllim strategjik, që nuk fshihet nga Cakaj. Cakaj që ka prejardhje nga Kosova ka kohë që synon bashkimin e faktorit shqiptar, që është vazhdimësi e politikës “shqiptaro-madhe”, thotë Milivojeviç, duke shtuar se Tirana synon bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha linjat.

“Sa i përket fushës kulturore, aty nuk ka kufij, ndërsa tash synohet aspekti ekonomik thjesht të forcohet integrimi evropian si model i kushteve më të mira për zgjidhje politike”, mendon ai.

Sipas tij, “bëhet fjalë për vendosjen e balancit të çështjes serbe në ‘shtetin e Kosovës’ dhe çështjes shqiptare në shtetin e Serbisë, për të amortizuar atë që ndërlidhet me veriun e Kosovës dhe interesin serbe në atë hapësirë” .

Milivojeviç shprehet se “Thelbi i kësaj është që jugu i Serbisë të bëhet temë ku do bisedohet në kontestin e raporteve shqiptaro-serbe dhe statusin e shqiptarëve në këto hapësira”.

E gjithë kjo sipas tij, varet nga tre faktorë: “E para a do të heq dorë Serbia nga qëndrimi i saj se është e papranueshme që jugu e qendra të bëhen temë bisede, dy që bashkësia ndërkombëtare që do të vendos për paqe e bashkëpunim apo konflikt e trazira dhe tre që raportet globale kanë ndryshuar shumë. Asgjë në këto hapësira nuk mund të zgjidhet pa Serbinë”, tha ai.

Duke përfunduar, ai shprehet se ka shumë kushte e shantazhe, që do të ishin në dëm të interesit serb, sepse ka ndryshuar ambienti gjeo-politike në regjion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat