Polemika mes Petkoviç dhe Jeremiç lidhur kalimin e veriut në sistemin energjetik të Kosovës

Lajme

Polemika mes Petkoviç dhe Jeremiç lidhur kalimin e veriut në sistemin energjetik të Kosovës

Nga: F.B Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:49
Petar Petkoviç

Petar Petkoviç që drejton bisedimet në dialogun dhe zyrën e ashtuquajtur të Kosovës ka reaguar duke e quajtur gënjeshtër se në veri të Kosovës do ketë ndërprerje të furnizimit të ekonomive familjare me energji elektrike, ndonëse sipas tij “ është e qartë se këtë e dëshiron Jeremiç” , shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Këtë Petkoviç e tha në përgjigje të deklaratës së Partisë Popullore Vuk Jeremiç se “ Beogradi dorëzon sistemin elektro-energjetik në veri të Kosovës sistemit të përbashkët të Kosovës së vetëshpallur dhe Shqipërisë, ndërsa pushteti për këtë nuk flet asnjë fjalë edhe pse me këtë është bërë një hap i madh përpara i vërtetimit të pavarësisë së këtij etniteti”.

“Konstatimet lidhur me çështjen energjetike në veri të Kosovës, Jeremiç me këtë i jep alibi Prishtinës për presione shtesë ndaj serbëve” tha ai duke shtuar se “Për dallim nga koha kur drejtonin vendin Jeremiç, Tadiç, Gjorgjeviç, aktualisht asgjë nuk o dorëzohet Kosovës”.

Sipas Petkoviç “Serbia po bënë gjithçka të mbrohen interesat vitale të krahinës së vetë jugore. Për të satën herë me radhë, ai dhe shefat e tij për shkak të urisë së tyre për pushtet, duan që të fusin huti dhe trazira mes popullit serb në Kosovë, sfidën për ndarje të re dhe frikë“ tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat