Ja skenari i Haxhiut dhe Thaçit - kjo është arsyeja e largimit të Gent Cakaj

Lajme

Ja skenari i Haxhiut dhe Thaçit - kjo është arsyeja e largimit të Gent Cakaj

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:07
Baton Haxhiu dhe Hashim Thaçi

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka dhënë sot dorëheqjen.

Veprimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë. Diplomatja Vlora Çitaku ka publikuar një foto me Cakajn në Facebook, ku e ka falënderuar për punën që ka bërë. “Faleminderit për shërbimin, Gent!”.

Reagimi i radhës ka ardhur nga PDK-ja, ku zyrtari i saj, Ramiz Lladrovci shkruan se Gent Cakaj është një nga ata personalitete që ka dëshmuar se si është dhe si duhet të jetë një atdhetar që merr përgjegjësi institucionale.

“Rinia jonë ka shumë mundësi dhe rrugë për të ndjekur, kur merret rruga e përkushtimit dhe kontributit për interesin nacional. Gent Cakaj është nga personalitetet më të shkëlqyeshme të rinisë tonë, i cili ka dëshmuar se si është dhe si duhet të jetë një atdhetar që merr përgjegjësi institucionale. Të uroj sukses kudo që je, z. Cakaj. Kombi ynë është i bekuar me personalitete si Ju!“, shkruan Lladrovci.

Lidhur me dorëheqjen e tij, analisti politik, Faton Mehmeti ka shkruar në Facebook se ky është skenar i Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit. Ai parashikon se Gent Cakaj do të vijë si kryetar i PDK-së.

“Gent Cakaj..kryetar i PDK…ky është skenari i Batonit dhe Hashimit”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.

Ndaj dorëheqjes së Cakajt, ka reaguar edhe profesori universitar i Filozofisë, Blerim Latifi, i cili paralajmëroi rikthimin e Cakajt në skenwn politik shumë shpejt.

Profesori e krahasoi atë me Fan Nolin, duke thënë se që nga koha e Nolit, Shqipëria nuk ka pasur ministër të Jashtëm me nivel intelektual më lartë se Gent Cakaj.

“Largimi i Gentit nga detyra e ministrit të Jashtëm është vetëm një pauzë e shkurtër para fillimit të angazhimeve të tjera të mëdh që kombi ynë i pret prej tij dhe të tjerëve që mishërojnë realisht ëndrrën perëndimore të këtij kombi”, tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat