Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi, ia publikon fotografinë

Lajme

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi, ia publikon fotografinë

Më: 8 janar 2021 Në ora: 13:33
Policia e Kosovës

Pjonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Ferizaj dhe Gjakovё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

ALBERT (Pal) LASKU i lindur me 21.04.1976 nё PEJË.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

· “Blerja, posedimi, shpёrndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikёve, substancave psikotrope ose analoge”

· “ Rrezikim i trafikut publik”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]. 

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat