Serbët e quajnë skandaloz vendimin e KQZ, që të emërohen shqiptarët në këshillat votues në mjediset serbe

Lajme

Serbët e quajnë skandaloz vendimin e KQZ, që të emërohen shqiptarët në këshillat votues në mjediset serbe

Nga: F.B Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 09:10
Ilustrim

Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, KQZ ka urdhëruar të mërkurën që brenda ditës të ndryshohet struktura e këshillave votues në veri të Kosovës në mjediset me shumicë serbe, gjë që e konsideron skandaloze, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ky ndryshim befasues si pas avokatit dhe ish-gjyqtarit Goran Petronijeviç, duhet të përmbushet ndonëse është i pazakonshëm që në vend-votimin ku ka 99 për qind serb në këshilla të ketë 4 shqiptarë dhe dy serb.

Petronijeviç thotë se sipas njohurive që ai ka ky vendim i KQZ është sipas ligjit zgjedhor dhe rekomandimi i OSBE duhet të kihet parasysh struktura etnike në këshillat zgjedhor dhe komisionet komunale zgjedhore.

“Deri tash ishte e rregulluar ashtu që ku ka shumë përfaqësim të serbëve të respektohet përfaqësimi i banorëve serb në raporte me grupet etnike, tash urdhëresa e dhënë në mënyrë jologjike shkel procesin parazgjedhor”, konsideron ai.

Në zgjedhjet e kaluara, përkujton ai, Lista Serbe në ato vend-votime ka marrë 90 për qind të votave, ndërsa partitë, përfshirë ato shqiptare 5 për qind.

“Nëse merren parasysh rezultatet zgjedhore, strukturën etnike dhe ligjet në fuqi të Kosovës si dhe rekomandimin e OSBE-së propozimi duhet të miratohet nga Komisioni komunal zgjedhor për të cilin kanë votuar të gjithë anëtarët edhe serb edhe shqiptar dhe tjerët që janë pjesë e komisionit.

Sipas tij në komisionet komunale zgjedhore nëse kjo nuk realizohet kërcënohen me ndjekje dhe brenda ditës, duhet realizuar vendimi i KQZ-së.

Ndryshimi i këshillave të vend-votimit në momentin e fundit përbën përgatitje për një lloj vjedhje të votës në vend-votime.

Unë thjesht nuk shoh logjikë që në vendvotim ku 99 për qind janë serb, të jenë katër shqiptarë dhe dy serb, kjo është shenjë se po forcohet mendjemadhësia e tyre, shprehet Petronijeviç.

Sipas tij, këtë ka mundësi e bëjnë pas letrës së presidentit Biden ku në urim i kërkohet Serbisë “njohja e ndërsjellë” mes Prishtinës dhe Beogradit.

Petronijeviç shprehet se nuk di rezultatin e zgjedhjeve, por është i bindur se kjo që po ndodhë në Kosovë është orientuar ka destabilizimi i trupit votues serb, nga jashtë dhe shkatërrimi i unitetit serb që ka pas ndikim në parlamentin e Kosovës dhe që nuk ju konvenon shqiptarëve.

“Kjo mbase është përpjekje që në dyer të vogla të shtyhet ndonjë ‘serb shqiptar’ që do mund të jetë arsyetim për realizimin e politikës së tyre serioze që përgatitet ndaj popullit serb në Kosovë dhe kjo është përkeqësim i statusit të tyre” – tërheq vërejtjen Petronijeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat