Nastiç: “Bombardimi i NATO-së krijoi artificialisht Kosovën jo stabile - atje mbetet edhe nacionalizmi kundër serb”

Lajme

Nastiç: “Bombardimi i NATO-së krijoi artificialisht Kosovën jo stabile - atje mbetet edhe nacionalizmi kundër serb”

Nga: F.B Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Me bomba të NATO-së u krijua artificialisht Kosova dhe edhe më tutje është jo stabile politikisht, ndërsa fituesi i zgjedhjeve nuk dëshiron ofrimin me Serbinë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Kështu ka vlerësuar deputetja e “të majtës”(Die Linke) në Bundestagun gjerman Zhaklin Nastiç që shtoi se Kurti po shfrytëzon ndjenjën nacionaliste.

Nastiç në profilin e saj në rrjetin social ka përkujtuar se zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën janë të pestat në 12 vjetët e kaluara.

„Me këtë regjion kanë sunduar klasa e kriminelëve të korruptuar, atje papunësia arrin shkallën 54 për qind. Prandaj është e kuptueshme që Kurti ka zgjuar shpresën tek të rinjtë, sepse ai nuk është pjesë e elitës së fuqishme. Mirëpo, as rryma e tij politike, për fat të keq nuk kërkon ofrimin me Serbinë por shfrytëzon ndjenjat nacionaliste” ka shkruar ajo.

Nastiç ka thënë se përshëndet faktin se ish-presidenti dhe drejtuesit tjerë të UÇK-së përfundimisht do të gjykohen nga Tribunali në Hagë duke shtuar se por duhet pasojnë edhe hapa të tjerë.

„Do të ishte e dëshirueshme së pari që të gjitha rrjetet mafioze të njohësve të vjetër të UÇK të shkatërrohen dhe që të dalin para drejtësisë “, shtoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat