“A e kishin rreh mirë”: Kajtazi e përkrah sulmin ndaj gazetarit

Lajme

“A e kishin rreh mirë”: Kajtazi e përkrah sulmin ndaj gazetarit

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 08:26
Blerim Kajtazi

Kandidati tjetër për deputet i partisë Fjala, Blerim Kajtazi, e ka përkrahur sulmin brutal ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Njëherë ishte Avni Çakmaku nga Fjala që e ka arsyetuar sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi, por pas tij edhe një bashkëpartiak i tij ka reaguar në të njëjtën mënyrë.

Bëhet fjalë për Blerim Kajtazi, kandidat për deputet nga e njëjta parti politike.

“A e kishin rreh mirë? Nëse jo, keq koka puna”, i ka komentuar Kajtazi – Çakmakut.

Ky është komenti i tij në profilin e Çakmakut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat