Ky është thelbi i vizitës së Lajçakut në Kosovë e Serbi

Lajme

Ky është thelbi i vizitës së Lajçakut në Kosovë e Serbi

Nga: F.B Më: 5 mars 2021 Në ora: 10:08
Miroslav Lajçak

Profesori Slobodan Zeçeviç nga Instituti për Studime Evropiane tha për “RTS” se me gjasë në fund të pranverës mund të pritet vazhdimi i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe kjo ishte thelbi i vizitës së Lajçakut në rajon, shkruan “Bota sot”.

Ai bisedoi me përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit si formë përgatitje dhe vërtetimi kur përfaqësuesit e Kosovës mund të hyjnë në bisedime.

"Sa i përket qëndrimit në Beograd, është e qartë se ne jemi gati menjëherë, në afatin më të shkurtër të jenë në Bruksel”, tha Zeçeviç.

Ai konsideron se deri në prill do formohen institucionet në Prishtinë.

"Me gjasë deri në fund pranverës mund të pritet vazhdimi i dialogut. Ky është thelbi i vizitave, natyrisht Lajçak kryen detyrën dhe dëshiron të i vazhdohet mandati, ndonëse objektivisht nuk ka arritur shumë në këtë kohë”, tha ai.

Zeçeviç vlerëson se Kurtit do të i duhet të marr pjesë në dialog për shkak presionit të Brukselit dhe Uashingtonit.

Ai shtoi se Lajçak ka shprehur optimizmin se për disa muaj mund të arrihet marrëveshja mes palëve.

"Unë mendoj se nuk mund të arrihet shpejtë zgjidhja, duke pasur parasysh se vitin që vjen në Serbi do ketë zgjidhje, kjo do ngadalësoj gjetjen e zgjidhjes”, tha Zeçeviç.

Ai u ndërlidh edhe në deklaratën e Lajçak se disa pika të marrëveshjes tashmë janë arritur, por që nuk janë publikuar dhe ato kanë të bëjnë me të pagjeturit, zhvendosjen interne dhe bashkëpunimin ekonomik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat