Sheqa i Stupcave komenton dorëheqjen Haradinajt, tregon se në cilën parti mund të shkojë

Lajme

Sheqa i Stupcave komenton dorëheqjen Haradinajt, tregon se në cilën parti mund të shkojë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 08:56
Meliza Haradinaj-Stublla dhe Mensur Safqiu

Gjatë ditës së djeshme, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, pas skandalit lidhur me votat në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj-Stublla ka shkruar se nuk ndjen përgjegjësi për akuzat për manipulim votash, por se e ka marrë këtë vendim për shkaqe morale.

Në postimin e saj, Haradinaj-Stublla ka thënë se kërkon që Prokuroria të ndriçojë sa më parë rastin, teksa e ka quajtur inskenim një video në të cilën pretendohej për mashtrime të kryera nga bashkëshorti i saj.

Aktori Mensur Safqiu i njohur si “Sheqa” nga seriali “Egjeli” ka komentuar duke thënë se kalon në Vetëvendosje.

“Kalon ne VV!”, ka komentuar Safqiu në një postim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat