Pandemia ka bërë që ky këngëtar ta sigurojë jetesën duke mbledhur e shitur hekur

Lajme

Pandemia ka bërë që ky këngëtar ta sigurojë jetesën duke mbledhur e shitur hekur

Më: 15 mars 2021 Në ora: 21:30
Ersad Bunjaku

Ersad Bunjaku që pasion ka muzikën, ka përfunduar në mbledhës të kanaqesh si pasojë e pandemisë.

Ai ka rrëfyer se si siguron jetesën për familjen e tij duke punuar hekurishteve.

“Dal në Prishtinë nga mëngjesi, merrem me metal, nëpër kontejner punoj. Duhet ta mbaj familjen disi. Më mirë kështu sa të dal e të vjedh”, shprehet ai.

Bunjaku thekson se puna që bën tash nuk është aspak e lehtë.

“Duhet të bartë pesha të rënda”.

“Para pandemisë kam kënduar nëpër shumë e shumë vende, por shkaku i gjendjes duhet të dalë ta mbaj familjen. Mos me qenë edhe kjo mbarojmë”.

“Qytetarët e Prishtinës na ndihmojnë por edhe shteti duhet të mendoj për ne, pasi që më duket se na ka harruar krejt”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat