Jamie Shea: NATO në Kosovë, derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës

Lajme

Jamie Shea: NATO në Kosovë, derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës

Më: 25 mars 2021 Në ora: 08:33
Jamie Shea

Ish-zëdhënësi i NATO-s, në kohën e luftës së Kosovës, Jamie Shea, tha se prania ushtarake e NATO-s në Kosovë është ende e nevojshme.

“Arsyeja e parë është krejt pragmatike. Përderisa NATO dhe shumë shtete që kontribuojnë me trupa ushtarake do të jenë të pranishme në Kosovë, ato do ta kenë Kosovën në ekranet e radarëve të tyre diplomatikë”, tha ai për televizionin publik të Kosovës.

Ai theksoi se po të ishte pjesë e lidershipit të Kosovës, do të përqendrohej para së gjithash në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe të aftësisë së tyre për të ndërmarrë detyra të shumëllojshme të sigurisë, duke përmirësuar pajisjet e tyre, si dhe me trajnime e ushtrime.

“Unë besoj që prania ushtarake e NATO-s/KFOR-it është ende e nevojshme në Kosovë. Arsyeja e parë është krejt pragmatike. Përderisa NATO dhe shumë shtete që kontribuojnë me trupa ushtarake do të jenë të pranishme në Kosovë, ato do ta kenë Kosovën në ekranet e radarëve të tyre diplomatikë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe ministrat e mbrojtjes e të jashtëm të vendeve të NATO-s do ta vizitojnë Prishtinën periodikisht”.

“Do të kenë interes për Kosovën dhe do të mbajnë kontakte me lidershipin politik. Ato do kenë interes të theksuar për negociatat Prishtinë-Beograd dhe për sigurinë e Kosovës në rajon në të ardhmen. Kjo vlen veçanërisht për Shtetet e Bashkuara dhe për ata aleatë që nuk janë anëtarë të BE-së dhe që rrjedhimisht nuk janë formalisht të ndërlidhura me dialogun Prishtinë-Beograd. Kjo përfshirje e gjerë ndërkombëtare është në të mirë të Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat