Kaltrina reagon ashpër: Kur po më thonë: ‘Ti je çikë dëshmori, rri mos fol, nuk të takon ty’...! 

Lajme

Kaltrina reagon ashpër: Kur po më thonë: ‘Ti je çikë dëshmori, rri mos fol, nuk të takon ty’...! 

Nga: K.Goca Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:14
Kaltrina Sylejmani

Kaltrina Sylejmani, vajza e dëshmorit të lirisë, reagon ashpër për fëmijët e dëshmorëve, të cilët çdo ditë e më shumë po diferencohen. 

Kaltrina është vajza e Gurselit, i cili në uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën e Neredimes (në Jezerc), me 28 shtator të vitit 1998, me vëllain e tij, Bajramin, ranë heroikisht në luftë kundër pushtuesit serb.

Kaltrina, para disa viteve ka qenë drejtore e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vitisë. 

“Kur po më thonë: ‘Ti je çikë dëshmori, rri mos fol, nuk të takon ty’...! 
Aman mos më thoni ma kështu, se unë i përfaqësoj veç qëndrimet e mija që mendoj se janë të drejta! 

D.m.th veç pse jam çikë luftëtari e dëshmori, duhna me mshel gojën e me kqyr seri a?! 
Ama, Baba jem ka vepru ndaj të keqes gjithmonë për të mirën e Kosovës! 

Edhe unë gjithmonë ka me folë e me i mbrojtë me plot guxim qëndrimet e mija, përballë kujtdoqoftë, tu e përfaqësu veç veten tem.

Na pushtues ma nuk i kem barbarët serb falë Babës, shokëve të tij e miqëve tanë, tash armik e kemi vetveten, qe nja 20 vjet „t‘mira“. 

E qeshtu fëmijët e dëshmorëve tu shujt, tylifar “njeri” po na hyp mbi krye, e tu shujt gjithkujt po i jepet hapësirë në këtë vend, e qeta fëmijë të dëshmorëve që po shujnë, në fund, në vend se t’i shërbejnë shtetit, po e lëshojnë vendin nga zhgënjimi me këta „njerëz“, dhe po digjen nga malli për vendin e lirë, që Baba u‘a çliroi e tylifar analfabeti e eksperimentoi. 
A nuk është gjynah?!

Sa na e mshelni gojën, shkoni vizitoni ndonjëherë këta fëmijë e këto nana vetëushqyese, që t’zitë e ullinit i panë me i rritë, me i shkollu e me i pavarësu, krahasoni me fëmijët e gratë tuaja, që i keni çu në “qiell” në emër të shtetit, e mos na thoni "kam respekt për Babën tan“ se nuk mjafton! 

Dhe, nuk mund të na e mshelni gojën se s’jemi veç fëmijë të trimave por edhe të rritur nga Nëna trimëresha e Heroina!
Në fund: Emri i Babës tim është i shenjtë dhe unë asnjëherë nuk  thirrem në të”, reagon ashpër Kaltrina përmes një letre të hapur për opinion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat