Shembet një pjesë e objektit të Fakultetit të Filologjisë

Lajme

Shembet një pjesë e objektit të Fakultetit të Filologjisë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 11:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një pjesë e objektit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, më saktësisht një pjesë e departamentit të Gjuhës Angleze dhe Gazetarisë është shembur mbrëmë rreth orës 21:00.

Sipas punonjësve kjo shembje ka ndodhur si pasojë e gërmimeve qe po bëhen për rregullimin e ujërave në afërsi të objektit dhe me arsyetimin se objekti është i vjetër.

Portali rtv21 raporton se hyrja në departamentin e Gjuhës Angleze është bllokuar, madje disa studentë nuk patën mundësi të hyjnë në provime që ishin caktuar për sot.

Punonjësit e sigurimit të këtij objekti po ndihen të rrezikuar, por janë të detyruar të qëndrojnë aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat