Geci i pikëlluar për vdekjen e profesorit të tij: Ishte i pandashëm krah rrugës së Presidentit Rugova

Lajme

Geci i pikëlluar për vdekjen e profesorit të tij: Ishte i pandashëm krah rrugës së Presidentit Rugova

Nga: N.Sh. Më: 7 maj 2021 Në ora: 12:20
Rifat Ibishi

Ka ndërruar jetë intelektuali dhe profesori Rifat Ibishi.

Veprimtari i çështjes kombëtare Rifat Ibishi nga Fshati Qirez i Komunës së Skënderajt ishte i njohur edhe për veprimtarin e tij në levizjën paqësore të viteve 90’ta.

I ndjeri dha një kontribut të madh edhe në pajtimin e gjaqeve të asaj kohe.

Ibishi ishte anëtarë i Kryesisë së LDK-së.

Të ndjerin e pa përkujtuar edhe nxënësi i tij, Fadil Geci nga Llausha.

Përmes një postimi në facebook, Geci thotë se e pikëlloi lajmi për vdekjen e Rifatit, për të cilin shton se ishte i pandashëm krah rrugës së Presidentit Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë:

Më pikëlloi shumë lajmi për humbjen e mikut dhe profesorit tim Rifat Ibishi, një njeri i mrekullueshëm që përveç intelektualit ishte njeri më virtyte të larta njerëzore.

Kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm për vendin tonë.

I pandashëm krah rrugës së Presidentit Rugova , ishte një veprimtar i shkëlqyer, anëtar i Kryesisë të Lidhjes  Demokratike të Kosovës për një kohë të gjatë.

Ti ndërrove jetë, por një njeri i madh si ti nuk vdes kurrë!

Ngushëllime për familjarët, shokët dhe gjithë dashamirët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat