“Fitër Bajrami” brenda burgut të Smrekonicës, të dënuarit thonë vështirë festojmë larg familjarëve

Lajme

“Fitër Bajrami” brenda burgut të Smrekonicës, të dënuarit thonë vështirë festojmë larg familjarëve

Më: 13 maj 2021 Në ora: 21:14
Ilustrim

Festa e “Fitër Bajramit”, qindra të burgosur i gjeti prapa grilave të burgut në Smrekonicë të Mitrovicës. 

Mbi 100 të burgosur ditën e Fiter Bajramit e pritën në burgun e sigurisë së ulët në Smrekonicë, që si i tillë, është i vetmi në vend.

Njëri nga ta është Ahmed Goxhuli të cilit i kanë mbetur edhe 4 vjet prapa grilave.

Goxhuli, brenda hapësirës që vuan dënimin praktikon edhe ritet fetare.

Ndërsa ushqimet për festën e Bajramit thotë t’i ketë blerë me paratë që i fiton nga puna si elektricist.

“Këu gjëra të bajramit nuk përgatisim shumë, veç kshtu që blejmë nëpër kantinë, ëmbëlsira e pije. Festojmë nëpër dhoma. E kështu nuk gatuajm.”- tha Ahmed Goxhuli, i burgosur.

Ahmedi shpreson që pas lirimit t’i kthehet punës së vjetër si punëtor ndërtimi.

Ndërsa një tjetër i dënuar thotë se pritja e bajramit larg familjarëve nuk është e lehtë.

“Gjatë festës së bajramit presim vizita, dhe e festojmë në kushte burgu, se sado që është burg I hapur, prap është burg.”

Të tjerë, thonë se kanë pak ditë në dispozicion për t’i vizituar familjarët.

“Në drejtim për të burgosurit nuk punohet aspak. Janë goxha do të meta. I kemi pasë 21 ditë vikend, tash I kemi 7 të jashtëzakonshme dhe 7 të rregullta. Paneli për lirim me kusht nuk punon”

Megjithatë, zëvendësdrejtori i burgut, thotë se këto ditë të vikendit, kompensohen me vizitat e familjarëve.

“I kanë deri në 8 vizita të lejuara gjatë muajit, dhe kanë që lejohen 2 familjarë të rritur, fëmija deri në 3. Kanë vizita të mjaftueshme. Po ashtu edhe për festa, kanë vizita siç është kjo e bajramit.”- u deklarua Muharrem Bajrami,ZV.Drejtor i Burgut.

Për sigurinë në burg flasin gardianët, të cilët thonë se brenda dy vjetëve nuk ka pasur asnjë të ikur.

“Sjelljet janë fenomenale të të burgosurve duke e ditur që janë në përfundim të dënimit. Por sa i përket të dënuarve secili i ka sjelljet më të mira.”- tha Nexhmedin Syla, mbikëqyrës operator.

Thuajse të gjithë të burgosurit shprehen të penduar për veprat e tyre,  andaj shpresojnë që pas lirimit, t’i kthehen normalitetit dhe të mund të ndihmojnë familjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat