Jeremiç: Paraqitja e Vuçiqit tregon se Serbia po lëviz në drejtim të rrezikshëm

Lajme

Jeremiç: Paraqitja e Vuçiqit tregon se Serbia po lëviz në drejtim të rrezikshëm

Nga: F. B. Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:50
Aleksandër Vuçiq

Kreu i Partisë Popullore, Vuk Jeremiç ka vlerësuar se paraqitja televizive e Vuçiq tregon se Serbia po lëviz në drejtim jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe pa rezistencë të organizuar nuk do ketë ndërrim pushtetit, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

“Prezantimi i Vuçiqit në ekranet televizive përbën shkak objektiv për shqetësim edhe më të madhe se deri tani. Nëse nuk ndërmerret diçka për të kthyer Serbinë nga drejtimi që lëviz aktualisht pasojat do të jetë shumë të mëdha”, tha Jeremiç në Kragujevc.

Jeremiç shtoi se “nuk ka faktor të jashtëm, as dorë të padukshme që mund të sjellë ndryshimin".

"Këtë duhet ta bëjmë ne, andaj misioni i parisë Popullore që po punon me zell dhe është partia më e organizuar opozitare është shumë me rëndësi. Nuk do ketë ndryshime pa rezistencë të organizuar", tha Jeremiç.

Kreu i Partisë Popullore tha se krahas kritikës ndaj pushtetit duhet lavdëruar punët e mira dhe këtu përmendi vaksinimin kundër virusit.

"Disa elemente në luftën kundër pandemisë duhen përgëzuar, si bie fjala vaksinimi, u dëshmua s mund të bëhen gjëra të mira kur duan njerëzit dhe kur punojmë të gjithë së bashku e jo njëri kundër tjetrit, që për fat të keq ndodhë në shumë fusha”, tha Jeremiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat