Ja dokumenti “Non Paper” i vitit 2018, që e dërgoi në KE, ish-ministrja e jashtme austriake Karin Kneissl?

Lajme

Ja dokumenti “Non Paper” i vitit 2018, që e dërgoi në KE, ish-ministrja e jashtme austriake Karin Kneissl?

Nga: Fatmir Makolli Më: 3 qershor 2021 Në ora: 15:44
Arkiv

E përktheu dhe e përgatiti Fatmir Makolli  – Dokumentet “Non paper” tashmë janë bërë realitet politik por jo vetëm i kohëve të fundit. Duket se dokumente të tilla janë hartuar edhe në të kaluarën dhe se kryeministri sloven Janez Jansha nuk është i vetmi.

Një dokument i tillë është hartuar edhe nga nga ish Ministrja e Jashte e Austrise Dr. Karin Kneissl i cili është dërguar Keshillit të Europes me daten 10 Dhjetor 2018. Ky letër këmbim është pranuar jo zyrtarisht nga gazetari i Wiener Zeitung , Frank Zauner.

Në këtë letër-këmbim dërguar Keshillit të Europes i elaborohet historiku i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë duke i dhënë një fokus të vecante Marrëveshjes së vitit 2013 të nënshkruar me 19 Prill.
Në pjesën e fundit, ofrohen dy zgjidhje për de bllokimin e dialogut i cili sipas asaj që është e shënuar dukej i bllokuar nga sanksionet tregtare që Kosova kishte vendosr atëherë Serbisë me taksen doganore për mallrat serbe.

Detyrimet e Kosovës e Serbisë sipas këtij dokumenti “Non-paper”

Sipas dokumentit me format non-papers, Kosova do të duhej të anulonte sanskionet tregtare dhe të kryente detyrimet e saja për zbatimin e Marrevshjes se vitit 2013 ne Bruksel.

-Kosova do të zbatonte Marreveshjen e vitit 2013 të nenshkruar ne Bruksel , duke formuar një Bashkesi të Komunave me shumice Serbe e cila do të kishte autoritet mbi jeten kulturore , sportive dhe edukative të serbeve ne Kosove. Ky trup do të inkorporohej brenda autoritetit ligjor të Rep. se Kosoves .

-Kosova do të deklaronte se e njeh Serbinë si shtet i pavarur duke nisur proceduren e vendosjes se marredhenieve diplomatike me shkembime të ambasadoreve.

-Serbia do të njihte Kosoven si shtet të pavarur

Ne pjesën e fundit trajtohet edhe idea për ndryshimet territoriale të propozuara sipas shkrimit nga Presidenti serb Vucic. Aty shpesh ky plan emerohet si “plani i Vucic” .

Dokumenti thotë se Kosova dhe Serbia kane të drejte si dy shtete të pavarura qe njohin njera tjetren të diskutojne për vijen e tyre kufitare dhe të publikojn një “Marreveshje të re për kufirin” të cilin BE do ta garantoje.

Trepca, Liqeni i Ujmanit (Gazivodës) dhe qendra e skijimit “Brezovica” manxhohen nga BE-ja

Sipas letres diplomatike , Bashkimi Europian , SHBA dhe etniteti nderkombetare do të marrin nen menaxhim ato zona dhe resurse qe jane të lokalizuara ne territoret e kembyera e qe BE , SHBA dhe etniteti nderkombetar i konsideron si asete nderkombetare.

Sipas letres në Kosovë, si asete nderkombetare konsiderohen ,Trepca me 40 minierat e saj , liqeni i Ujmanit (Gazivodes) dhe qendra e skijimit “Brezovica ” , të cilat do të menaxhoheshin nga BE -ja dhe investitore nderkombetar.

Ne Serbi sipas letres, korridori pan europian 10 qe kalon ne “territoret e kembyera ” do të menaxhohej nga BE -ja , ndërsa zona specifike nga veriu i Bujanocit deri ne jug të Presheves qe është planifkuar të hapet kanali ujor për ne Selanik do të menaxhohet nga SHBA sipas propozimit amerikan të 7 korrikut 1909 për ndertimin e ketij kanali ujor.

Ne leter thuhet se Kosova do të duhej të krijonte edhe Kishen Ortodokse të Kosoves si trup legal shteteror , e cila do të merrte nen menaxhim objektet e kultit ortodoks ne Kosove.

Ne kete kembim diplomatik ishte propozuar qe Kosoves dhe Serbise pas nenshkrimit të Marreveshjes finale ti jepet je rruge e drejt për antaresimin e tyre ne BE , data me optimale ishte permendur vitet 2025 për Serbine dhe 2027 për Kosoven.

Kosova do të marrë statusin e vendit kandidat të BE-se ne dhjetor të vitit 2021 ndersa të integrohet ne sistemin e regjimit pa viza ne Zonen Shengen 2022.

Sipas raportit , Serbise dhe Malit të Zi ti jepet një date për antaresim ne BE dhe si data me optimale konsiderohet Janari i vitit 2025 .

Marreveshja finale mes Kosoves dhe Serbise e nënshkruar nga këto dy vende do të ratifikohej ne Keshillin e Sigurimit të OKB , i cili do të garantonte anetarsimin e Kosoves i anetare me të drejta të plota . Keshilli i Sigurimit do të garantoje se Marreveshja Kosove- Serbi është specifike dhe nuk do të mundet të perdorej si model për ndryshime territoriale apo politike ne ndonje shtet tjeter të Ballkanit perendimor apo bote, thuhet ne kete dokument te cilin e ka siguruar Botapress.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat