Tragjike: ​Vdes edhe anëtari i pestë i familjes Ramadani që u aksidentua në Koshare të Ferizajt

Lajme

Tragjike: ​Vdes edhe anëtari i pestë i familjes Ramadani që u aksidentua në Koshare të Ferizajt

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 21:51
Pamje nga aksidenti

Ka ndërruar jetë edhe anëtari i pestë i familjes Ramadani që u aksidentua ditë më parë në Koshare të Ferizajt.

E ndjera 32 vjeçare ishte duke u trajtuar në QKUK, por që nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, se sonte, rreth orës 20:00, personi I.R ( F/SH/K), e moshës 32 vjeçare, ka ndërruar jetë, si pasojë e lëndimeve të rënda, që kishte pësuar nga aksidenti i komunikacionit i datës 06.06.2021, që ka ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt, ku u aksidentuan dy automjete civile të udhëtarëve dhe humbën jetën 4 persona”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës..

Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, trupi i pajetë, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Në aksidentin e 6 qershorit mbetën të vdekur Naim Ramadani 39-vjeçar – drejtues i automjetit, Xhevrije Ramadani 60-vjeçare (nëna e Naimit), Sabrije Ramadani 32-vjeçare (gruaja e Naimit) dhe Y.R. 12-vjeçar– djali i Naimit).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat