Naim Bazaj tallet me Ramiz Lladrovcin: Për të mund të flasin ata që i kanë ruajtur buallicat bashkë...

Lajme

Naim Bazaj tallet me Ramiz Lladrovcin: Për të mund të flasin ata që i kanë ruajtur buallicat bashkë...

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 16:52
Naim Bazaj

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka qenë i ri problematik.

Në një intervistë ai ka thënë se është rrahur me banorët e mëhallëve tjera dhe me krejt shkollën.

“Jena rreh me krejt mahallat e tjera po edhe krejt shkollën nganjëherë ”, ka thënë ai.

Për këtë deklaratë ka ironizuar me të ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj.

Ai ka thënë se deri pas luftës nuk e ka njohur të parin e komunës së tij.

“Mund të them se që nuk e kam njohur deri pas luftës, sepse nuk ka pas kurrfarë emri”, ka thënë ai.

E për problemet që Lladrovci thotë se i ka bërë kur ishte i ri, Bazaj shprehet se ato mund t’ia dinë vetëm ata që i kanë ruajtur ballicat me të.

“Problematikat e tij ndoshta i dinë ata që i kanë ruajt buallicat me të”, ka thënë Bazaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat