Liburn Aliu jep lajmin e mirë: Pezullohet taksa 5 euro për etiketimin e veturave

Lajme

Liburn Aliu jep lajmin e mirë: Pezullohet taksa 5 euro për etiketimin e veturave

Nga: M.L. Më: 22 korrik 2021 Në ora: 11:06
Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, njoftoi në Kuvend se është pezulluar vendimi për taksën 5 euro për tiketat ngjitëse të veturave.

Ai tha se do të hetohen të gjitha procedurat se si ka ardhur deri te kjo taksë, ndërsa ka siguruar qytetarët se nuk do të paguajnë nga 5 euro.

Ndryshe, këtë lajm e ka bërë të ditur edhe zv.ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën”, ka shkruar Durmishi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat