“Dur Hysen, çka je kaq për ngut”, Paçarizi ironizon me zv.ministrin Durmishi

Lajme

“Dur Hysen, çka je kaq për ngut”, Paçarizi ironizon me zv.ministrin Durmishi

Nga: M.L. Më: 22 korrik 2021 Në ora: 17:10
Rrahman Paçarizi

Publicisti Rrahman Paçarizi ka ironizuar me zëvendësministrin e për Mjedis Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, Hysen Durmishi lidhur me veprimet e këtij të fundit, sa i përket heqjes së taksës dhe përgjysmimit të paraqitjes së provimit për patent shofer.

Paçarizi e ka sugjeruar Durmishin që t`i lë hapësirë ministrit të vendosë ndonjë nënshkrim.

“Hysen Durmishi e vë taksen, Hysen Durmishi e heq taksen, Hysen Durmishi përgjysmon pagesën për paraqitjen e provimit për patent shofer.]

Kur, çka me pa, ministër, epror i tij qenka Liburn Aliu e Hyseni qenka zëvendësminister.

Dur Hysen, çka je kaq për ngut, prite ministrin le ta vërë ndonjë nënshkrim...”, shkroi ai në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat