Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Lajme

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 12:28
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për aksidentin tragjik në Kroaci, ku 10 shqiptarë nga Kosova humbën jetën rrugës duke u kthyer nga Gjermania në Prishtinë, pasi autobusi doli nga rruga.

“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova.

Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave” shkruan Rama.

Kujtojmë që policia po vazhdon hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat