Rama shëtit me Vuçiq dhe Zaev rrugëve të Maqedonisë, ja çka iu kërkojnë qytetarët

Lajme

Rama shëtit me Vuçiq dhe Zaev rrugëve të Maqedonisë, ja çka iu kërkojnë qytetarët

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 21:11
Rama shëtit me Vuçiq dhe Zaev

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet aktualisht në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të Forumit Ekonomik që po zhvillohet atje.

Pasditen e sotme, Rama së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë bërë një shëtitje në rrugët e Shkupit drejt qendrës së qytetit, në prani të mediave dhe qytetarëve.

Gjatë rrugëtimit të tyre të shkurtër ata janë ndalur disa herë nga qytetarët kureshtarë, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar të bëjnë edhe foto. Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet e qytetarëve nga lokalet.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, vizita e Kryeministrit Rama në Shkup është në kuadër të Forumit Ekonomik me sesionin “Ballkani i Bashkuar”, që me sa duket do të jetë dhe emri i ri i asaj që njihet si “Shengeni Ballkanik”.

Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook bën me dije se në qendër të diskutimit në këtë takim ka qenë bashkëpunimi për zhvillimin e Ballkanit, shtëpisë së përbashkët.

“Sot pasdite mirëprita presidentin e Serbisë, Vuçiçin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Rama ku zhvilluam edhe një shëtitje të përbashkët në kuay-in e ri të Shkupit, ku u takuam me kryebashkiakun Shilegov.

Biseduam me qytetarët në qendër të Shkupit, në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që mbahet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, si dhe hapjen e perspektivave të reja për lidhjen tonë.

Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët europiane në të cilën mbështesim veten dhe në të cilën promovojmë marrëdhëniet. Për një të nesërme më të mirë, për rritjen ekonomike dhe zhvillimin, për një mirëqenie për popujt tanë”,- shkruan Zaev.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat