Boshnjaku shpëton vogëlushin nga mbytja në Ulqin: Me gjasë ishte nga Kosova

Lajme

Boshnjaku shpëton vogëlushin nga mbytja në Ulqin: Me gjasë ishte nga Kosova

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 07:21
Anes Haliloviqi me djalin

Falë reagimit të shpejtë të Anes Haliloviqit nga Gorazhda, Bosnjë dhe Hercegovinë, është parandaluar një tragjedi në Plazhin e Madh të Ulqinit.

Diçka e tillë është bërë e ditur nga vet Anes, përmes rrjetit social Facebook.

“E vërejta djalin, në shikim të parë dukej se po mbytej, por gjithashtu mendova se po më bënte shaka. I ktheva shpinën për një moment, por e pashë që përpiqej të më thoshte diçka”, shkroi Haliloviq.

Pas kësaj ka bërë të ditur se është kthyer dhe kishte vërejtur se vogëlushi kishte filluar të “pinte ujë” dhe se koka e tij po fundosej nën ujë, shkruan Avaz.ba.

“Shkova me shpejtësi tek ai, e nxora jashtë dhe e çova deri në breg, te familja e tij. Falë Zotit që qëllova aty”, ka thënë ndër tjerash Haliloviq.

“Më duket se është nga Kosova. Ai nuk e ka idenë se çfarë e pyeta, as nuk e kuptova… Kujdesuni për fëmijët tuaj”, përfundoi Haliloviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat