Vuçiq: Çka kemi bërë ne? A kemi hyrë në Kaçanik apo Gjakovë me njësi speciale

Lajme

Vuçiq: Çka kemi bërë ne? A kemi hyrë në Kaçanik apo Gjakovë me njësi speciale

Nga: F. B Më: 22 shtator 2021 Në ora: 19:13
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se “Kurti me thirrjet e tij që Serbia të njoh Kosovën ‘po shet mjegull’ dhe çdo gjë e bënë me qëllim që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Prishtina duhet të kthejë gjendjen që ishte para 20 shtatorit dhe pastaj mund të bisedojmë”, shkruan “Sputnjik”, transmeton “Bota sot”.

A e kuptoni çfarë flet ai? Ai flt atë për njerëzit që nuk dinë gjërat dhe shet mjegull. Kam parë lloj-lloj shitës mjegulle në jetë prandaj i njoh në një kilometër larg. Ai thotë se do tërheq masat nëse Serbia njoh pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq në Budapest ku ndodhet në vizitë.

Në propozimin e BE që në Bruksel të mbahet takimi Vuçiq-Kurti dhe të përpiqet të gjendet zgjidhja e situatës në veri të Kosovës, Vuçiq tha se “mund të organizojnë çka të duan, por ai nuk do të pranojë asgjë”.

Ktheni gjendjen që ishte para 20 shtatorit edhe mund të bisedojmë për të gjitha”, tha Vuçiq.

Vuçiq nënvizoi se “ interesi i vendeve më të fuqishme evropiane është Kosova e pavarur dhe detyrimi i Serbisë në pjesëmarrje në atë, gjë që ne nuk duam”.

A e din ata sa hipokrizi është kur flasin për fajësinë e dyfishtë... Çka kemi bërë ne? A kemi hyrë në Kaçanik apo Gjakovë me njësi speciale”, tha Vuçiq.

Ai përsëriti se Beogradi ka përmbushur obligimet e veta, ndërsa Prishtina nuk ka përmbushur çështjet më të rëndësishme, duke shtuar se “zgjidhja e vetme është tërheqja e ROSU”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat