Gjuriq: Serbët në Kosovë janë viktima të një fushate represioni

Lajme

Gjuriq: Serbët në Kosovë janë viktima të një fushate represioni

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 22:57
Marko Gjuriq

Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë se serbët në Kosovë janë viktima të një fushate represioni dhe dhune që ka zgjatur me muaj e vite, ndërsa kulmi, sipas tij, arriti në javën e fundit duke dërguar njësi speciale në veri të vendit.

Ai tha se Kosova me dërgimin e njësisë speciale, ka rënë në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ekzistuese dhe të përbashkëta, shkruan Tanjug.

“Ekipi serb i udhëhequr nga kryeministrja Brnabiq, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Selakoviq, shfrytëzuan rastin në OKB për të njohur të gjithë komunitetin ndërkombëtar me zhvillimet e fundit dhe mund të them që sot të gjithë e dinë se serbët janë viktima”, ka thënë Gjuriq.

Më tej, ai thotë se Kosova ishte e para që filloi të bënte lëvizje që çuan në përshkallëzim të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat