“Kuku kemi mendu që janë nesër” – qytetarët e ngatërrojnë ditën e zgjedhjeve

Lajme

“Kuku kemi mendu që janë nesër” – qytetarët e ngatërrojnë ditën e zgjedhjeve

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Meqenëse sot janë  zgjedhjet lokale në Kosovë, një numër i madh i qytetarëve nëpër komuna të ndryshme po votojnë.

Megjithatë, dy qytetarë të moshuar të Fushë Kosovës morën lajmin për zgjedhjet lokale nga një gazetare. Gjatë blerjes së perimeve të dy personat u pyetën se a kanë votuar, ku reaguan me habi:

‘’Kuku, kuku…Kemi mendu që duhet nesër’’, u shpreh njëri nga ta.

Ndërsa menjëherë ia lëshojnë qeset me perime shitësit, dhe vazhdojnë rrugën për në qendrën e votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat