Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Nenad Arsiqit i refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë

Lajme

Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Nenad Arsiqit i refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Gjykata Supreme e Kosovës refuzoi kërkesën e Nenad Arsiqit për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj dënimit për krime lufte.

Në aktgjykimin PML nr. 280/2021, Gjykata Supreme vëren se gjykatat e instancave më të ulëta, e posaçërisht gjykata e shkallës së parë si gjykatë e faktit në mënyrë të gjithanshme ka dhënë arsyetim të mjaftueshëm për të gjitha provat e administruara dhe po ashtu edhe përkitazi me mbrojtjen e të dënuarit.

Ndaj, siç ka konstatuar gjykata e shkallës së parë në aktgjykimin e saj dhe të cilin konstatim e aprovon në tërësi edhe Gjykata Supreme, “skeleti i akuzës bazohet në dëshmitë e të dëmtuarve përkatësisht dëshmitarëve S. dhe J.Sh, andaj me të drejtë, dëshmitë e tyre kanë qenë dëshmi vendimtare në këtë çështje penale”.

Tutje, në aktgjykim theksohet se dëshmitë e dëshmitarëve vlerësohen në tërësinë e tyre, janë dëshmi të besueshme dhe konsistente, dhe se përfundimet e gjykatave të instancave më të ulëta gjyqësore i aprovon në tërësi edhe Gjykata Supreme.

Ndryshe, Nenad Arsiq është i akuzuari i Prokurorisë Speciale për krimet e luftës ndaj popullatës civile në Kosovë. Ai është dënuar me 6 vjet burgim nga Gjykata e Prishtinës për këto krime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat