Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tetë raste të dhunës në familje në Kosovë

Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tetë raste të dhunës në familje në Kosovë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Në raportin 24 orësh nga policia e Kosovës janë raportuar rreth 8 raste të dhunës në familje.

Këto raste janë paraqitur nga qytete të ndryshme të Kosovës, por përkundër vendeve të tjera të raportuara më nga një rast të dhunës, në Prishtinë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, bënë të ditur policia.

Raporti i plotë i policisë për rastet e dhunës në familje:

 Prishtinë 05.11.2021 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore, pasi që i njëjti e ka  sulmuar fizikisht viktimën femër me të cilën bashkëjeton. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

 Prishtinë 06.11.2021-13:30.  Viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me mesazhe  përmes telefoni nga bashkëshorti i saj  dyshuari mashkull. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje,  rasti vazhdon të hetohet.

 Fushë Kosovë 06.11.2021-17:05.   Viktima femër ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull.  Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Podujevë 06.11.2021-22:00.  Është arrestuar i dyshuar mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje duke e shtyrë e  ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femer. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Suharekë 05.11.2021 – 23:00. Viktima femër ka raportuar se, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

Prizren 06.11.2021-23:40.  Viktima mashkull ka raportuar se,  babai i tij i dyshuari mashkull në vazhdimësi është duke  shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Klinë 06.11.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor,  ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Gjakovë 06.11.2021 – 09:30. Janë arrestuar të dyshuarit, një mashkull dhe një femër të cilët janë në lidhje bashkëshortore pasi që të njëjtit dyshohet se vazhdimisht kanë mosmarrëveshje mes veti . Të  dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat